Festivali i Këngës #61:
Gjergj Kaçinari - "Dje"
Semi-final 2
20 December 2023Nostalgia Night
21 December 2023Cover song | Natën vonë |
Guest artist | Elhaida Dani |
Final
22 December 2023Dje
Eci vetëm nëpër vende turma
Humbur dalëngadalë
Mjegull kam përpara
Midis reve nuk po shoh dot larg
Koha po kalon e duket se
Nga këtu jo nuk po dal
Kohën dua ta ndal
Mbyllur në mendime
Se një ditë unë prapë do ta fitoj
Atë çfarë kam humbur
Kurrë më nuk do ta lëshoj
Edhe pse nuk di me çfarë
E si t'ja nis e ku po dua të dal
Koha duket ka ndal
E sotmja u bë dje
E nesër po jetoj
Por kokën prapa mbaj
E dot s'e lë të shkojë
Përpara kam veç kohën
Që kalon më shpejt se ç'vjen
E prapë mua këtu më gjen
Iku edhe një natë pa gjumë e drita
Prapë me ditën vjen
Më me natën plot rrëmujë e zhurma
Punë s'dua të kem
Do s'do kur pa njerëz je
Ndihesh si në faj
Mendjen duhet ta ndaj
E sotmja u bë dje
E nesër po jetoj
Por kokën prapa mbaj
E dot s'e lë të shkojë
Përpara kam veç kohën
Që kalon më shpejt se ç'vjen
E sotmja u bë dje
E nesër po jetoj
Por kokën prapa mbaj
E dot s'e lë të shkojë
Përpara kam veç kohën
Që kalon më shpejt se ç'vjen
E prapë mua këtu më gjen
Vjen prapë nata vetëm jam
Por me njeri s'dua të flas
Rri që rri do ulem do mundohem
T'shkruaj nja dy fjalë
Se çfarë kam ndërmend as vetë s'e di
Por diçka ka me dal
Kohën ѕ'munda ta ndаl
Artist | Gjergj Kaçinari |
Title | Dje |
Title (English) | Yesterday |
Songwriter | Gjergj Kaçinari |
Language | Albanian |